Admir Mehmedi te Novara në janar
Skuadra e Novaras është në epërsi ndaj ekipeve të tjera italiane në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, Admir Mehmedi që luan për ekipin e Zyrihut.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga siti Italian “Tuttomercatoweb. com”. Sipas kësaj faqeje, krerët e Novaras kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Zyrihut dhe janë në rrugë të mirë për të finalizuar marrëveshjen. Novara iniston të transferojë Mehmedin 20-vjeçar gjatë mini-afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti luan për kombëtaren e Zvicrës dhe me shumë mundësi do të jetë një kundërshtar i Shqipërisë në ndeshjen e vitit të ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2011, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori