Admir Mehmedi te Palermo
Sipas asaj që raporton siti zyrtar i Palermos, "tuttopalermo.net", Presidenti i klubit siçilian, Maurizio Zamparini po mundohet të përforcojë ekipin gjatë merkatos së janarit.

Në planet e Palermos është shqiptari që luan për Zyrih, Admir Mehmedi i datëlindjes Mars 1991. 20- vjeçari ka kontratë me zviceranët deri në qershorin e ardhshëm por duket se në janar do të jetë kontigjent i Palermos.

Kujtojmë që klubi i Zamparinit ka bërë të tijin Franco Vazquez të Belgrano. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori