Adnan Januzaj impresionon Moyes në debutim (FOTO-LAJM)

Debutimi i Adnan Januzajt në Premier League ka lënë të mahnitur trajnerin e Man.UTD, David Moyes, i cili teksa sytë i ka nga blerja e verës Marouane Fellaini, ka kuptuar se zbulimi i vërtetë mund të jetë pikërisht 18 vjecari me origjinë shqiptare.

Sipas Daily Mail, Moyes po mendon ta grumbullojë gjithmonë me skuadrën e parë, dhe për herë të parë djaloshi do të ketë jo vetëm emrin e tij në dhomat e zhveshjes së djajve të kuq, por gjithashtu dhe një palë këpucë me emrin sipër, privilegj që i takon vetëm futbollistëve të skuadrës së parë.

Vetë Moyes për mediat britanike i pyetur mbi debutimin fantastik të Januzajt deklaroi se tashmë të gjithë po ndërgjegjsohen për talentin e 18-vjecarit, duke vlerësuar mbin të gjitha kapacitetin e tij teknik. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 11:11
sesladin mamudi
e Hënë 16 Shtator 2013, Ora 16:38
edhe psejam tifoz - barcas-baernit e pelqej edhe at shum dhe shpersoj që nje dit tju bashkanjgjitet njërs nga kta dy ekipet suksese dh dhasht zoti nuk dota lëndojn se në angli luhet futboll i ashper suksese edhe nje her
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori