Adnan Januzaj, United i thotë "Jo" ofertës së PSG-së
Adnan Januzaj ishte një dëshirë e Paris Saint Germain në merkaton e janarit por transferimi i talentit me origjinë shqiptare te kampionët e Francës nuk u bë i mundur pasi klubi i Manchester United ka shumë besim te aftësitë e 19-vjeçcarit dhe kurrësesi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

Një prapaskenë të tillë merkatoje e bëri të ditur menaxheri i Januzaj, i cili në një intervist theksoi se për futbollistin e kombëtares belge drejtuesit e "Djajve të Kuq", me urdhër të trajnerit të tyre Louis Van Gaal refuzuan një ofertë me të vërtetë joshëse të ardhur nga Parisi.


Edhe pse nuk ka qenë rregullisht pjesë e formacionit titullar të United teksa ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje gjatë këtij sezoni, Adnan Januzaj shihet si një lojtar kryesor nga tekniku holandez për projektin e tij në "Old Trafford."

"Po ka patur një ofertë shumë interesante në drejtim të Januzaj nga Paris Saint Germain. Megjithatë Manchesteri e refuzoi menjëherë këtë ofertë pasi sheh te Januzaj një lojtar thelbësor për projektin e klubit", ka thënë agjenti i Januzaj, Dirk De Vriese. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori