Adonis Ajeti braktis Baselin
Mbrojtësi shqiptar Adonis Ajeti është transferuar nga Baseli te skuadra Wil.

Futbollisti nga Kosova është larguar nga skuadra Basel, pas disa largimesh të lojtarëve të tjerë.

Ajeti do të vazhdojë karrierën me ekipin e FC Wil të ligës së dytë zvicerane, e këtë lajm e ka bërë të ditur vetë lojtari në llogarinë e tij në Facebook.

“Edhe Zyrtarisht jam Lojtar i FC. Wil 1900. Dua ta falenderoj FC.Basel për gjithçka dhe ju dëshiroj shumë suksese. Shpresoj dhe besoj, se me FC.Wil 1900 do ti realizojmë synimet tona drejtë Super Ligës zvicerane”, ka shkruar Ajeti në Facebook./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2016, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori