Adriano do te kaloje te Milan?
Pëlqej
Albeu.com
Sipas të përditshmes sportive italiane "Tuttosport", Adriano mund të largohet nga Interi dhe t’u bashkëngjitet rivalëve të qytetit Milan si pasojë e problemeve të fundit me trajnerin Jose Mourinho.
Në fillim të sezonit dukej se gjithçka do të shkonte mirë në favor të sulmuesit brazilian, sidomos me ardhjen e trajnerit portugez, mirëpo zhvillimet e fundit e kanë lënë Adrianon jashtë ndeshjes së kundër Anorthtosis, me qëllim të përmirësimit të sjelljes së tij dhe për vënien e disiplinës nga trajneri zikaltër.

Mourinho ka deklaruar se ai do ta mirëpret Adrianon në skuadër nëse ky i fundit i ndjek rregullat e tij, mirëpo siç duket Perandori ka një plan rezervë.

Sipas “Tuttosport”, Adriano po pret skadimin e kontratës së tij, e cila është valide deri në vitin 2010, dhe pastaj do të largohet në drejtim të Rossonerëve si transfer i lirë , për të luajtur bashkë në sulm me brazilianët e tjerë të skuadrës kuqezi.
Shtuar më 05/11/2008, ora 03:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori