Adriano: Fshijeni rekordin e Muller
Ndryshe nga trajneri i tij Tito Vilanova, mbrojtësi brazilian i Barcelonës Adriano ka paralajmëruar se sot e gjithë skuadra, përveçse do të luajë për të fituar, do të zbresë në fushë edhe për të ndihmuar yllin e saj Lionel Messi të thyejë rekordin e gjermanit Gerd Muller.

"Do të jemi me të për ta bërë të mundur një gjë të tillë që të mërkurën. Objektivi primar është të fitojmë ndeshjen, pastaj Messi të arrijë rekordin. Por nuk do të jemi të fiksuar që ta arrijmë me patjetër që këtë ndeshje. Edhe Leo do të zbresë në fushë i qetë për të bërë atë që ai di të bëjë më mirë", është shprehur mbrojtësi brazilian. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2012, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori