Adriano i rikthehet avazit të vjetër
Vetëm 12 ditë zgjati iluzioni se Adriano ishte rikthyer në rrugën e duhur pas rikthimit tek Flamengo. Një futbollist i vendosur vazhdimisht në qendër të skandaleve dhe kronikave rozë, 30-vjeçari ish futbollist i Inter fitoi përsëri vëmendje mediatike për bëmat e tij jashtë fushave të futbollit.

Pas një feste të mbushur me alkool deri në mëngjes në vilën e tij në Kruzeiro, "Perandori" u aksidentua me motor, duke munguar në stërvitjen e mëngjesit të skuadrës së tij.

Për fat të mirë për sulmuesin e kombëtares braziliane, aksidenti nuk i la asnjë pasojë të rëndësishme.

Megjithatë, sipas shtypit brazilian, klubi nuk e ka pritur aq mirë këtë çmenduri të re të futbollistit, të cilit duket se i është dhënë një paralajmërim i prerë për prishjen e kontratës në rast përsëritje. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori