Adriano tani e deshiron Romen
Albeu.com
Ish sulmuesi i Interit, ku aktualisht po luan tek skuadra e Flamengos dëshiron të rikthehet në Itali por kësaj here jo tek skuadra Milaneze por te ajo e kryeqitetit.Braziliani ka shpjeguar se nuk ka qenë Jose Mourinho arsyeja e largimi të tij nga Inter.

“Kur e shoh Interin duke luajtur unë bëj tifo për ta. Nuk kam pasur probleme me Mourinhon. Ai më ka ndihmuar shumë. Ai më ka trajtuar mirë dhe nganjëherë keq, nëse donte të më stimulojë”.

“A kam dashur t’i bashkëngjitëm Romës? Po, kam biseduar me ta, por tash për tash po mendoj vetëm për Flamengon dhe Kampionatin Botëror”.

“Por, pastaj mund të kthehem në Itali. Sinqerisht, Roma është një qytet i bukur me një skuadër të shkëlqyer. Do të më pëlqente të luaja me Tottin”, ka thënë 28-vjeçari.
Shtuar më 18/02/2010, ora 02:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori