Adrianos i pëlqen partneriteti me Ibrën
Albeu.com
Adriano është i kënaqur me formën e tij parasezonale tek Inter dhe është i bindur se partneriteti i tij në sulm me Zlatan Ibrahimovicin do të ketë sukses.“Jam shumë i lumtur sepse gjërat po shkojnë mirë. Mirëpo nuk mund të pushoj. Duhet ta vazhdoj punën gjatë gjithë javës”.

“Kemi treguar ndeshje të mira. Bashkëpunimi im me Ibrën është i mirë, mirëpo duhet të punojmë shumë që ta kuptojmë njëri-tjetrin”.

“Më pëlqen të luaj me të dhe të krijoj hapësira. Sezonin e kaluar kemi luajtur shumë pak së bashku dhe shpresoj që këtë vit t’i ndihmojmë skuadrës për të fituar diçka të rëndësishme”, ka thënë Perandori.

Shtuar më 11/08/2008, ora 20:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori