AEK fiton titullin kampion në Greqi, thyen dominimin e Olimpiacosit
Pas 7-të sezoneve Olimpiacos ka humbur titullin kampion. Ata gjenden në vendin e 3 dhe matematikisht nuk mund ta fitojnë më titullin për këtë sezon.

AEK mposhti dje skuadrën e Levadhiakosit me rezultatin 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 63 pikëve.

Ata ndodhen në vendin e parë me 2 pikë më shumë nga PAOK i Selanikut. Megjithatë çështja e dënimit të PAOK duket një çështje formale, kjo pas futjes së presidentit të tyre me pistoletë në fushë.

Sipas të gjitha mundësive, pas marrjes së këtij vendimi, AEK do të jetë zyrtarisht kampione e vendit dhe do të marrë edhe trofeun. Ky trofe i mungonte klubit që nga viti i largët 1994 dhe përfaqëson titullin e 12 kampion në gjithë historinë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori