Afellay dhe Diego te Juventus?
Pëlqej
Albeu.com
Juventus është duke planifikuar një transferim të dyfishtë në afatin kalimtar të janarit, yllin e PSV, Ibrahim Afellay, dhe mesfushorin e Werder Bremenit, Diego.Bianconerët janë të vendosur në forcimin e mesfushës së tyre pasi kanë ambicie serioze në Ligën e Kampionëve, sidomos pasi kanë siguruar kalimin në raundin e ardhshëm.

“Tuttosport” njofton se Afellay dëshiron të largohet nga skuadra holandeze, pasi dëshiron të arrijë më shumë me një skuadër më të madhe, ndërsa Juve ka shprehur interesimin për t‘ia ofruar këtë mundësi.

Braziliani Diego që një kohë të gjatë bën pjesë në listën e transferimeve të Juves, mirëpo Bianconerët deri më tani kanë dështuar ta sjellin atë në Torino. Largimi i Tiagos do të bëjë të mundur që Diego ta vesh fanellën bardhezi.
Shtuar më 08/11/2008, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori