Affellay në radarët e Juves dhe PSV
Edhe pse vuan prej muajsh një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, Ibrahim Affellay është sërish në qëndër të zërave të merkatos. Mesfushori 25-vjeçar i Barcelonës dhe i kombëtares hollandeze kishte kohë që ndiqej nga klubi i Juventusit.

Por duket se bardhezinjtë nuk heqin dorë lehtë prej tij dhe pritet që në merkaton e ardhshme mund ti bëjnë një ofertë zyrtare klubit blaugrana.

Por, nuk janë vetëm juventinët në kërkim të Affellay. PSV Eindhoven, klub ku lojtari është rritur dhe ka luajtur tetë sezone, kërkon sërish shërbimet e futbollistit hollandez me origjinë marokene. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori