Afrimet te Reali detyrojnë ekipin të nxjerrë në ankand dy mesfushorë
Pas blerjeve, te Reali i Madridit ka ardhur momenti për të shitur.

Sipas asaj që shkruan "Marca", gazetë e njohur për afërsinë e saj me klubin "Los Blancos", firma me Eden Hazard dhe Rodrygo e detyron klubin që të shes.

E në të tilla kushte, ata që sakrifikohen janë dyshja, Lucas Vazquez dhe Brahim Diaz, që nuk kanë gjetur hapësira nën urdhërat e Zinedine Zidane. Si për Vazquez ashtu edhe për Diaz, Reali i Madridit kërkon që për dyshen të ketë interes konkret, si dhe shitje përfundimtare.

Mbetet të shihet se si do të veprohet me 27 dhe 19 vjeçarin, por e ardhmja e tyre shihet të jetë larg "Santiago Bernabeu".
Shtuar më 15/06/2019, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori