Agjencia Franceze e Shtypit: Baste vdekjeprurëse për Skënderbeun
Pëlqej
Baste vdekjeprurëse për Skënderbeun”.

Kështu e nis artikullin prestigjiozja AFP (Agjencia Franceze e Shtypit), që i kishte kushtuar vëmendje të veçantë Skënderbeut dje.

Kjo për faktin se kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë marrë dënim ekzemplar nga UEFA, më të rëndin në histori sa u përket trukimeve.

AFP e cilëson vazhdimisht klubin korçar si më të madhin në vend, ndoshta për shkak të dominimit që ka pasur ai dekadën e fundit.

ARTIKULLI I PLOTË Shumë ndeshje të manipuluara me një kosto të madhe në fund: klubi më i madh shqiptar është dënuar me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës, dënimi më i rëndë që ka marrë ndonjëherë UEFA.

“Mos e vrisni ëndrrën tonë!”, përgjërohej një qytet i tërë si Korça, ku mijëra mbështetës të ekipit të futbollit vërshuan në rrugë gjatë muajit shkurt, përpara se të jepej verdikti final. Kaq nuk mjaftoi sepse dënimi me 10 vite përjashtim dhe 1 milion euro u la në fuqi edhe nga KAS-i. Kujtojmë që klubi ka një buxhet vetëm 2,5 milionë euro.

“Ky dënim është njësoj si një dënim me vdekje”, deklaroi për AFP presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, që shpresoi shumë të merrte pjesë në turet paraeliminatore të Champions-it. Por, ky biznesmen që qëndron në krye të klubit prej vitit 2012, nuk ia doli dot që ta pezullonte vendimin dhe tani pas apelimit të dosjes, do t’i duhet të presë deri në një datë të pacaktuar përgjigjen përfundimtare nga KAS.

BASTE ME SKENARË TË PABESUESHËM Në bazë të sistemit të saj të monitorimit të basteve (BBFDS), UEFA ka dalë në konkluzionin se 53 ndeshje të Skënderbeut ishin trukuar që nga viti 2010: ndeshje kombëtare, europiane, madje edhe miqësore. “Ky klub ka trukuar aq shumë ndeshje futbolli, saqë askush tjetër nuk e ka bërë këtë në historinë e ndonjë sporti” “PANORAMA SPORT”.
Shtuar më 25/07/2018, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori