Agjensia italiane e bën të sigurt, Guardiola firmos për Juventusin
Nuk kanë fund zërat që lidhen me teknikun e ri të Juventusit. Posti i lënë bosh nga Masimiliano Alegri ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në mediet italiane të cilat çdo ditë raportojnë mbi emrat më të mundshëm për të marrë drejtimin e bardhezinjve.

Ditën e sotme ka qenë agjencia italiane e shtypit e cila e ka dhënë si të sigurt se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

Agjencia italiane në fakt, ka shkuar edhe më tej duke dhënë detaje mbi datën e firmës, e cila pretendohet të jetë 4 qershori ndërsa shprehet se prezantimi do të vijë në 14 qershor. Ndërkohë, që e gjithë situata nuk ka asnjë konfirmim nga palët, e sigurt është se trajneri spanjoll është një ëndërr e presidentit Angelli. Ndërkaq, ka pasur një takim mes Guardiolës dhe drejtorit sportiv të ‘Zonjës së Vjetër’, Fabio Paratiçi në Milano, megjithatë nuk mund të flitet për më shumë detaje.

Opsioni më i mundshëm nëse nuk mbërrihet te tekniku i Sitit, është Mauricio Sarri. Trajneri aktual i Chelsea duket se do të largohet nga Anglia pas finales së Ligës së Europës dhe Juventusi është e interesuar për ish-teknikun e Napolit, pasi e konsideron si njeriun e duhur për të zhvilluar një futboll më ofensiv por edhe për të marrë rezultate.
Shtuar më 23/05/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori