Agjenti e zbulon të ardhmen e Lautaro Martinezit
Agjenti i Lautaro Martinezit, Beto Yaque ka thënë se sulmuesi do të qëndrojë te Interi, transmeton zeri.info

Yaque shprehet se klienti i tij mezi pret që të fillojë punën me Antonio Conten.

"Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi dhe ai mezi po pret që të fillojë punën me Conten”, ka deklaruar Yaque për “FCInterNews".

“Është e vërtetë që ka pasur interesim nga Barcelona për Martinezin, edhe pse askush nga klubi nuk na kontaktoi neve zyrtarisht”, shtoi ai.
Shtuar më 13/07/2019, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori