Agjenti: Eto'o i ka thënë "Po" Sampdorias
Claudio Vigorelli, agjenti i Samuel Eto'o, ka folur për të ardhmen e sulmuesit të Everton gjatë një interviste për "Il Secolo XIX", duke dhënë lajmin se kamerunasi do të jetë lojtari i ri i Sampdorias në Serie A.

"Eto'o ka zgjedhu Gjenovan dhe është i karikuar. Orët e fundit ka ardhur një ofertë më e mirë ekonomike nga Santos, por nuk i ka interesuar. Fmilja e tij jeton në Milano dhe e pëlqen një qytet si Gjenova për të mbyllur karrierën e tij. Do të jetojë në Gjenova dhe nuk do të bëjë vajtje-ardhje në Milano siç e keni dëgjuar të thotë. Është një profesionist i madh", ka thënë agjenti i kamerunasit.

Operacioni Sampdoria-Eto'o mund të zyrtarizohet në orët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori