Agjenti: Hysaj mund t'i bashkohet Chelseat
Pëlqej
Agjenti i Elseid Hysaj mbron formën e klientit të tij në Napoli dhe zbulon se ai "ndoshta do të kishte shkuar në Chelsea këtë verë", nëse nuk do ishte për Aurelio De Laurentiis.

Maurizio Sarri u shkarkua nga Partenopei në verë, dhe u zëvendësua nga Carlo Ancelotti. Ish trajneri u kontaktua më pas nga Chelsea, por De Laurentiis refuzoi ta lirojë atë dhe Jorginhon, përveç nëse Blutë do të aktivizonin klauzolën e lirimit të ndonjë lojtari tjetër.

Që atëherë, forma e shqiptarit është vënë në pikëpyetje se a do të largohet Hysaj nga Napoli ?

"Ata që e kritikojnë atë ndoshta kurrë nuk bëjnë gabime, por pjesa tjetër prej nesh janë thjesht njerëz," tha Mario Giuffredi në Radio Kiss Kiss Napoli.

"Pa këtë klauzolë ai ndoshta do të kishte shkuar në Chelsea këtë verë, njerëzit harrojnë se ai ishte një nga dy ose tre më të mirët në Evropë sezonin e kaluar.
Shtuar më 11/10/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori