Agjenti i Brozovic ndez polemikat: Brozovic-in e dëmtoi Pjanic
Nuk kanë fund polemikat e Derbit të italisë mes Juventus-Inter. Marcelo Brozovic është në dyshim për ndeshjen e radhës për shkak të një dëmtimi.

Agjenti i mesfushorit ballkanas, Miroslav Bicanic, e drejton gishtin e akuzës ndaj Miralem Pjanic për dëmtimin e Brozovicgishtin e këmbës së djathtë.

“Marcelo më tha se u detyrua të linte fushën pikërisht për shkak të atij dëmtimi. Pjanic ia shkeli gishtin dy herë, gjatë pjesës së parë dhe gjatë pjesës së dytë”, deklaron agjenti.

Brozovic do të qëndrojë jashtë fushave 2 deri në 3 javë dhe nëse konfirmohet afati maksimal, atëherë ai mund të humbasë edhe ndeshjen kundër Romës në “San Siro”.
Shtuar më 11/02/2017, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori