Agjenti i Darmian negociata me dy gjigantët italian
Mbrojtësi italian Mateo Darmian, nuk ka gjetur hapësirat e duhura tek Manchester United dhe ka vendosur për largim.

Tani ai duket se do të rikthehet përsëri në vendlindjen e tij, ku janë duke e pritur Roma dhe Juventusi.

Ditë më parë Darmian refuzoi zyrtarisht ofertën e Napolit pasi nuk u nda i kënaqur me pagën e ofruar nga napolitanët.

Agjenti i lojtarit është duke biseduar me Romën dhe Juventusin për kushtet e kontratës pasi United është pajtuar ta lë të lirë të largohet./albeu.com/
Shtuar më 26/01/2018, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori