Agjenti i
Emerson Palmierit, Fernando Garcia ka thënë se
Chelsea nuk do e lejojë lojtarin të largohet në huazim gjatë janarit.
Ish ylli i Romës kërkohet që një kohë nga Interi, por "Blutë" nuk janë duke e lejuar të largohet si agjent i lirë.
Këtë e ka konfirmuar edhe
agjenti, që ka theksuar se
Chelsea dëshiron të fitojë para nga shitja e tij.
"Jo,
Chelsea nuk do e lejojë pa e shitur, të mos fitojnë para është problem", tha fillimisht ai.
Tutje, 26-vjeçari ka bërë
vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat dhe
agjenti ka zbuluar se nuk është
vetëm Interi në garë.
"Disa klube kanë nisur ta kërkojnë, por nuk mund të zbulojë se cilat".
"Nuk kemi diskutuar ende për çmimin", përfundoi ai.
Emerson këtë edicion ka bërë
vetëm shtatë paraqitje, por është një ndër lojtarët çelës për skuadrën e Roberto Mancinit.
Shtuar më 16/12/2020,
ora 15:01