Robin Van
Persie është një prej emrave më të "nxehtë" të merkatos verore. Hollandezi i Arsenal, i cili është nën monitorimin e Manchester City, United dhe
Juventus, është shndërruar në misterin më të madh të mediave dhe opionit sportiv se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Van
Persie?
Për këtët temë ka folur edhe Fabio
Parisi,
agjenti i FIFA-s, sipas të cilit Robin Van
Persie është shumë pranë
Juventus.
"Besoj se
Juventusi ka firmosur me Van
Persie një kontratë prej kohësh dhe e ka mbyllur në një sirtar te ndonjë noter. Është një provokim por besoj se ka 8 mundësi nga 10, që futbollisti hollandez të kalojë te bardhezinjtë.
Juventusi dëshiron të fitojë dhe ai është ndërhyrja ideale për t’ia dalë, nuk mendoj se Dzeko është futbollisti i duhur për bardhezinjtë", deklaroi
Parisi. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2012,
ora 13:42