Agjenti i Gareth Bale: Është i lumtur në Madrid, dhe vlen aq sa Neymar
Agjenti i uellsianit Gareth
Bale, Jonatan
Barnet është i sigurt se lojtari i Realit vlen të paktën 222 milionë euro, shifër e njëjtë me atë që pagoi PSG-ja për të blerë sulmuesin brazilian Nejmar.
Barnet ka thënë se
Bale në të ardhmen mund të fitojë “Topin e Artë” dhe bën me dije se ai është shumë i lumtur në Madrid.
Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”,
Barnet thotë ka pasur ekipe italiane që mund ta transferonin. “Për momentin, asnjë klub italian nuk mund ta blejë Bejlin. Mendoj se ai nuk do të lërë kampionatin spanjoll, për Serinë A. Por është i lumtur në Madrid.
“Megjithatë, në futboll mund të ndryshojnë shumë gjëra dhe kurrë nuk i dihet, por e do shumë Madridin.
Bale vlen 222 milionë euro, po aq sa Nejmari”, thotë
Barnet.
Madje,
agjenti i Baleit bën një deklaratë që shton akoma më shumë emocionet e duelit të nesërm mes Realit dhe PSG-së.
“
Bale nuk ka nevojë që Ronaldo të largohet nga skuadra, apo të shkojë në një skuadër tjetër për të treguar që është yll. Ai shkëlqen edhe tani me Realin dhe është lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, përfundoi
agjenti i tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018,
ora 19:00