Agjenti i Hakimit: 10 klube e kërkonin, ai zgjodhi Interin
Agjenti i Achraf Hakimit, Alejandro Camano ka zbuluar se 10 skuadra ishin të interesuara për lojtarin.

Hakimi iu bashkua Interit për 40 milionë euro nga Real Madridi gjatë verës.

Agjenti zbuloi se 10 klube e kërkonin, por ai vendosi që t’i bashkohet "Neurazurëve".

"Jam i lumtur, Interi ka punuar në vitet e fundit që të transferojë Hakimin".

"Bën një investim të rëndësishëm, të gjithë janë të shqetësuar tani për të ardhmen e futbollit. Achraf është i lumtur të Interi".

"10 klube e donin, por ai zgjodhi Interin, është skuadra që gjithmonë ka dashur t’i bashkohet, tani do bëjë gjithçka për fanellën. Ëndrra e tij u bë realitet", përfundoi ai.

22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat.
Shtuar më 23/12/2020, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori