Agjenti i Hysajt: Ai ka filluar negociatat për rinovimin e kontratës
Pëlqej
Agjenti i Elseid Hysaj siguron se lojtari do të jetë pjesë e Napolit dhe se ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Mbrojtësi shqiptar konsiderohet si një nga lojtarët më të vlefshëm të Partenopeit dhe pas humbjes së luftës për Scudetton është raportuar se do të largohet prej napolitanëve.

“Ai është një lojtar i Napolit dhe do të mbetet në Napoli”, këmbënguli Mario Giuffredi në Radio Crc.

“Ne gjithashtu kemi filluar negociatat për një kontratë të re. Ai është shumë i ri dhe kontrata e tij skadon pas tre vjetëve”.

Bisedimet tashmë kanë filluar me Napolin. Ata nuk besojnë se e dëshirojnë largimin e lojtarit tim”, tha ndër të tjerash italiani.

Shumë skuadra dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e reprezentuesit shqiptar ku ndër to është edhe Chelsea dhe Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori