Mediat italiane e kanë vlerësuar me 70 milionë
euro, mborjtësin e djathtë të Kombëtares Elseid Hysa. Por menaxheri i
Hysajt, Mario Giuffredi nuk mendon
kështu.
“Nuk di të them se sa
vlen, por flitet për 70 milionë
euro, edhe pse unë nuk e besoj se kaq
vlenë. Nëse do të ishte
kështu, Auerelio De Laurentis ka gabuar që i ka vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurove”, tha italiani.
23-vjeçari deri më tani ka pasur 90 paraqitje për napolitanët ndërsa nuk ka arritur të realizoj ndonjë gol./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018,
ora 10:57