Agjenti i Januzaj e pranon: Jemi në bisedime me Romës
Agjenti i Adnan Januzajt e ka pranuar se është në bisedime me përfaqësues të Romës për ta diskutuar mundësinë e një transferimi gjatë këtij muaji nga Real Sociedadi. Ai shtoi se shpreson që marrëveshja të arrihet brenda ditëve të ardhshme.

Sipas disa mediumeve të ndryshme në Tiali – Sportitalia, Sky Sports Italia, Calcio Mercato – një delegacion i zyrtarëve të klubit verdhekuq ndodhen në Spanjë sot për negociatat me Real Sociedadin

Futbollisti vlerësohet 12 deri në 15 milionë euro dhe dy palët duhet të vendosin sot se çfarë përqindje e kësaj shume do të paguhet për huazimin dhe pastaj çfarë përqindje do të lihet për opsionin për blerje.

"Ne jemi në kontakt me Romën. Jemi duke i vlerësuar kushtet e ofertës, që mund të jetë huazim me opsion për blerje. Tani shpresojmë ta përfundojmë gjithçka brenda pak ditëve", tha Dir de Vriese.

Roma është në kërkim të Januzajt, pasi që i duhet një zëvendësues për Nicolo Zaniolon, i cili do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi që i ka këputur ligamentet e gjurit dhe e ka dëmtuar meniskusin.

Januzaj do t’i mbushë 25 vjeç këtë muaj dhe ai ka qenë i përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Milan. Megjithatë, kuqezinjtë mund ta transferojnë atë vetëm nëse e shesin Suson fillimisht.

Kontrata e belgut me origjinë nga Kosova, Januajt, me Real Sociedad do të skadojë në qershor të vitit 2022 dhe ai ka qenë pjesë e klubit spanjoll që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Manchester Unitedi për 8.5 milionë euro.

Deri më tani këtë sezon, Januzaj ka kontribuar me katër gola dhe katër asiste në 13 paraqitjet e tij nëpër ndeshje të La Ligës dhe Kupës së Mbretit.
Shtuar më 24/01/2020, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori