Agjenti i Lautaros i jep "shuplakën" e parë Barcelonës: Ai kurrë nuk ka thënë se nuk i pëlqen Real Madridi
Agjenti i Lautaro Martinezit ështe shprehur se klienti i tij kurrë nuk e ka përjashtuar mundesinë e transferimit te Reali i Madridit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Barcelona po shfaq një interesim intensiv për të nënshkruar me argjentinasit, por sa duket nuk do tia arrijë sepse lojtari është treguar i vendosur për të qëndruar te Interi edhe për disa sezone.

Pasi erdhi nga Racing në Itali, Lautaro është bërë objektiv i top skuadrave të mëdha evropiane.

Kësaj gare padyshim i prin Barcelona, por duket se gara për ta transferuar sulmuesin e Interit nuk do të jetë e lehtë.

Më herët u raportua se Lautaro kishte refuzuar Real Madridin, por këto pretendime i hedh poshtë agjenti i tij.

Beto Yaque i tha Mundo Deportivo: "Ai kurrë nuk ka thënë që nuk e pëlqen Real Madridin, vetëm se ai donte të kishte sukses në Racing".
Shtuar më 09/04/2020, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori