Agjenti i lojtarit të Ajaxit: Napoli nuk ka bërë ndonjë ofertë për të
Pëlqej
Agjenti i lojtarit të Ajaxit, Amin Younes pretendon se Inter dhe Napoli e kanë pyetur për anësorin, por vë në dukje se ai nuk ka rënë dakord për asgjë.

Younes mund të largohet nga Ajax si lojtar i lirë në fund të sezonit, kur skadon kontrata e tij, dhe Nicola Innocentin u pyet për mundësinë e largimit të klientit të tij sa më shpejt, shkruan Albeu.com.

"Ajax mori një ofertë prej 10 milion euro nga Swansea, por ata nuk ishin një klub që, nga një pikëpamje sportive, Amin donte të bashkohej me ta." tha ai për De Telegraaf.

"Kam biseduar me drejtorin sportiv Marc Overmars, dhe ne mund të flasim vetëm për një transferim nëse i përshtatet të gjithë të përfshirëve.

"Zenit St Petersburg, Inter, Watford, Sevilla dhe Napoli më kanë kontaktuar për Amin.

"Megjithatë, ai nuk ka rënë dakord me askënd dhe Napoli nuk ka bërë ndonjë ofertë për të". ka përfunduar agjenti i tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori