Agjenti i Manolasit kontakton Realin, i ofron grekun
Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, sipas raoportimeve të Marcas i është ofruar Realit Madridit.

Agjenti i grekut, Ioannis Evangelopoulos, nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka filluar të punojë rreth të ardhmes së klientit të tij. Agjenti ishte në Madrid në javën e fundit dhe nuk ka hezituar t’ia ofrojë Los Blancos yllin e Romës.

Klubi spanjoll ka marrë në konsideratë ofertën e Evangelopoulos, por aktualisht lojtari nuk është në listën e dëshirave të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori