Agjenti i mesfushorit të Milanit: Dëshira e tij është të luaj në Champions
Agjenti i mesfushorit Lucas Biglia, Enzo Montepaone ka folur për të ardhmen e klientit te tij Milani.

"Biglia është shumë mirë fizikisht dhe dëshiron të qëndrojë te Milani. Ka qenë një vit i vështirë me lëndime, por ai ka një dëshirë të madhe për ta ndihmuar klubin që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve", ka deklaruar Montepaone.

"Momentalisht ne jemi duke menduar për Milanin dhe ndeshjen e fundit të edicionit, kushti që gjithçka tjetër është në pritje", shtoi ai.

"Ai ka një lidhje të fortë me skuadrën, e do Ligën e Kampionëve, pastaj do të shohim sepse janë shumë gjëra që ne nuk i dimë akoma dhe një ditë do t’i dimë", përfundoi agjenti i Biglias.
Shtuar më 23/05/2019, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori