Agjenti i Ozil reagon ashpër ndaj presidentit të Bayernit, Uli Hoeness
Mesut Ozil nuk nda aspak mirë me ekipin kombëtar të Gjermanisë për të cilin ai ka luajtur për plotë 9 vite. Ozil u largua duke thënë se nga ana e gjermanëve ka pasur veprime raciste. Ndërkohë presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness e ka kritikuar ashpër lojtarin kur tha: “Ka 4 vite që luan si një m*t”.

Megjithatë edhe Hoenessit i ka ardhur përgjigje e menjëhershme nga agjenti i lojtarit, Erkut Sogut i cili tha: “Zotëri Hoeness, ne nuk do të humbasim më shumë kohë apo energji duke folur për një temë rreth të cilës ti natyrisht nuk di asgjë. Jo vetëm që jeni turpi i vetvetes, por më e rëndësishmja jeni turpi i Bayern Munichut dhe popullit gjerman”.

Reagimi i plotë i agjentit:

“Komentet e zotit Hoeness janë pa lidhje fare. Përpiqet që të largojë vëmendjen nga problemi i racizmit dhe i diskriminimit në Gjermani, dhe nuk mund të japë deklarata idiote, që janë totalisht të ekzagjeruara.Si president i Bayernit duhet të flasë për ata tetë lojtarë që ishin me kombëtaren në Rusi duke përfaqësuar Gjermaninë dhe jo të merret me Mesutin… Nëse ai është kaq i keq, atëherë pse nuk pyesni Joahim Low, Arsen Venger dhe Jose Mourinho? Eshtë qesharake që ai nuk merr parasysh opinionin e tre specialistëve dhe trajnerëvë të mëdhenj. Zoti Hoeness, nuk do të shpenzojmë më kohë dhe energji për të folur për këtë argument. Atë që ne dimë për ju është se keni bërë evazion fiskal prej 28,5 mln eurosh dhe për këtë arsye u larguat nga Bavaria, por u dënuat për sjellje kriminale. Duke bërë krim, vodhët para, para që i takonin shkollave, fëmijëve dhe spitaleve. Ato shkuan në xhepin tuaj. Hoeness dhe shumë persona të tjerë në Gjermani kanë frikë të përballen me argumente si ai që preku Ozil, mbi racizmin dhe fenë… Ata nuk dua të shohin të vërtetën”. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori