Agjenti i Ozilit zbulon gjithçka, ja shifra e çmendur që i ofruan turko-gjermanit
Mesut
Ozil ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2021.
Agjenti i mesfushorit megjithatë ka zbuluar një prapaskenë. Ai mund të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e futbollit, por nuk zgjodhi paratë.
Për turko-gjermanin ka mbërritur një ofertë nga
Azia ku ai mund të përfitonte 1 milionë paund në javë. Erkut Sogut ka treguar se
Ozil e refuzoi këtë ofertë për të
luajtur në nivele të larta.
“Kishim oferta stratosferike nga
Azia. Ishin të çmendura. Për
Ozil paraja nuk është gjithçka. Duhet të shohim futbollin e
luajtur dhe aftësitë që ai ka. Ka
luajtur me skuadra të mëdha dhe ka qenë numri 10-të te Gjermania kur fitoi Kupën e botës. Ai bëri një zgjidhje me zemër edhe pse mund të nënshkruanim me çdo skuadër. Ai më tha se Arsenali ishte shtëpia e tij”, përfundoi
agjenti i lojtarit.
Shtuar më 13/11/2018,
ora 23:45