Agjenti i Pogba "tremb"Juven: E ardhmja? Asgjë nuk është vendosur
Pëlqej
E ardhmja e Paul Pogba mbetet e paqartë. Pavarësisht fjalëve të Drejtorit të Përgjithshëm të Juventusit, Giuseppe Marotta, i cili është shprehur se palët janë pranë arritjes së një marrëveshje përsa i përket rinovimit të mesfushorit, nga Franca vijnë lajme që nuk mund ti lënë të qetë për asnjë moment tifozët e klubit bardhezi.

E përditshmja prestigjoze "L’Equipe" zbulon fjalët e agjentit të futbollistit 21-vjeçar. Në një intervistë Villar Perosa deklaroi se nuk patur asnjë takim mes tij dhe drejtuesve të Juventusit për rinovimin, kështu që e ardhmja e Pogba vazhdon të mbetet në dyshim.

Në vijim të intervistës Villar tha gjithashtu se mesfushori francez për momentin ndihet mirë në Torino, edhe pse nuk la të nënkuptohej asgjë sa i përket të ardhmes.

Me deklaratat e fundit të agjentit të Pogba ditët e mbetura në këtë merkato pritet të përcaktojnë fatin e ish lojtarit të Manchester United. Klube të mëdha si Real Madrid, Chelsea, Bayern Munchen, Paris Saint Germain, por edhe dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United vazhdojnë të qëndrojnë në dritare me shpresën se mund të firmosin me një talent të madh si Pogba. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori