Agjenti i Reus: Asnjë kontakt me Bayernin
Pëlqej
Agjenti i yllit të Borussia Dortmund, Marco Reus, thotë se nuk ka folur me askënd nga Bayern Munchen në lidhje me një transferim të mundshëm në "Allianz Arena". Gjermani është nën kontratë deri në vitin 2017, por ka qenë i lidhur me një numër të konsiderueshëm klubesh këtë verë, duke përfshirë edhe kampionët e Bundesligës.

Presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka ​​lënë të kuptohet në mënyrë të përsëritur një lëvizje për të siguruar shërbimet e Reus, duke shkaktuar shumë zhurmë në "Signal Iduna Park". Madje, drejtuesi i lartë i klubit bavarez ka pretenduar publikisht se klauzola e blerjes së 25-vjeçarit do të bjerë nga 35 milionë euro, sa e parashikon kontrata, në 25 milionë verën e ardhshme, kur edhe synon ta rrëmbejë Bayern Munchen.

Megjithatë, përfaqësuesi i sulmuesit, Dirk Hebel, ka marrë masa për të siguruar tifozët e Dortmundit se nuk ka marrë ende asnjë ofertë apo sinjal nga bavarezët.

"Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me Bajernin",tha agjenti i Rojs për gjermanen "Bild". /albeu.com/


Shtuar më 08/08/2014, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori