Agjenti i Sneijder: Juve? I gatshëm të rikthehet në Serie A
"Nëse do të vinte transferimi, Sneijder do të kthehej me shumë dëshirë në Serie A, ku ka arritur edhe sukseset e tij më të mëdha".

Kështu është shprehur agjenti i Wesley Sneijder, Guido Albers, i cili në një deklaratë për gazetën holandeze "Telegraaf", duke i dhënë dritën jeshile kalimit të tij te Juventus.

"Derisa nuk do të ketë një akord mes klubeve, Wesley do të përqëndrohet te Galatasaray", vijoi agjenti ish-interistit. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori