Agjenti i sugjeron Milanit dhe Interit lojtarin
Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi francez, Bacary Sagna, i cili është futbollist i lirë i është ofruar gjigantëve nga Serie A, Interit dhe Milanit.

34-vjeçari francez ka qenë pa klub që nga lirimi i tij nga skuadra e madhe angleze, Manchester City, në fund të sezonit të kaluar. Megjithatë, sipas FcInterNews.it, mbrojtësi i djathtë është i gatshëm të përfundojë karrierën e tij në Itali apo më saktë në kampionati elitar, Serie A. Si i tillë, agjenti i francezit i ka njoftuar të dy klubet nga San Siro, Interin dhe Milanin se klienti i tij do të jetë i gatshëm të nënshkruajë për ta në qoftë se i jepet mundësia.

Sagna ka fituar Ligën Premier, Kupën FA dhe Kupën e Ligës në Angli
Medimi italiane pretendon se opsioni i preferuar i Sagnas do të ishte bashkimi me Interin e trajnerit italian, Luciano Spallettit.

Megjithatë, francezi është gjithashtu i hapur për mundësinë e nënshkrimit me Milanin e Vincenzo Montellas. Gjatë karrierës së tij, Sagna ka luajtur edhe për skuadrën angleze, Arsenalin dhe atë franceze, Auxerre nga ku u transferua në Ligën Premier.

Në kohët e fundit, Torino gjithashtu kanë qenë të lidhur me sigurimin e nënshkrimit të tij, por një gjë e tillë nuk është materializuar. / albeu.com /
Shtuar më 08/10/2017, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori