Agjenti i Verratit paralajmëron PSG: Nëse nuk fiton këtu, do të largohet
Eliminimi i turpshëm në Champions League, mudn të sjellë pasoja të rënda dhe në merkato. Agjenti i Marco Verratti, Donato Di Campli, duke folur për “Corriere dello Sport” paralajmëron një largim të mundshëm të yllit italian:

“Shanset që Verratti të luajë te PSG-ja sezonin e ardhshëm janë komplikuar, përtej një kontrate shumë të rëndësishme që ka, e cila shkon deri më 2021. Ai dëshiron të fitojë dhe PSG-ja nuk po e bën këtë. Pa fituar, si mund të bëhet një kampion. për të ka oferta të shumta nga skuadra të mëdha. Italia? Ka oferta, por dyshoj se mund të transferohet këtu", ka thënë agjenti i Verratit.
Shtuar më 22/03/2017, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori