Agjenti i Nemanja
Vidic ka
konfirmuar se mbrojtësi është vetëm pak detaje pranë nënshkrimit të tij me
Interin.
Pronari i Interit, Erick Thohir, eliminoi çdo paqartësi dje kur deklaroi se 90 për qind transferimi është kryer.
Edhe më shumë se kaq e ka
konfirmuar vet
agjenti, që thotë se praktikisht
Vidic është përforcimi i parë për
Interin për sezonin e ardhshëm.
“Presidenti foli dje, kështu që nuk ka nevojë që unë të shtoj më shumë”.
“Unë mund të konfirmoj atë që ai tha. Unë mendoj se ne po humbim edhe në disa detaje, detaje të vogla.
Vidic e do
Interin. Kush nuk e don
Interin? Është klub i madh që njihet anë e mbanë botës”.
“Historia e Interit është e njëjtë sikurse e Manchester
United dhe e Barcelonës.
Vidic e do shumë
Interin”, ka deklaruar
agjenti i lojtarit, Silvano Marina.
Shtuar më 21/02/2014,
ora 18:44