Agjenti i ylli të Interit tregon prapaskenat: Mund ti bashkohej Napolit
Agjenti i Achraf Hakimit, Alejandro Camano ka zbuluar se lojtari mund t’i bashkohej rivalit, Napoli.

Hakimi pas dy sezoneve të suksesshme të Borussia Dortmund në formë huazimi, nuk u rikthye të Real Madridi dhe u transferua të Interi për plotë 40 milionë euro.

Mirëpo, agjenti ka zbuluar se maroku mund të kalonte të Napoli, skuadër që donte ta transferonte.

"Duhet të presim pak dhe të shohim versionin më të mirë të Hakimit".

"Është duke u përshtatur. Futbolli italian është i komplikuar, por ai është duke treguar kualitetin. Ka shpejtësi dhe teknikë".

"Napoli donte ta transferonte, por tani është lojtar i Interit, skuadër e madhe", deklaroi ai për Kiss Kiss.

22-vjeçari këtë edicion ka dhuruar tri asistime dhe shënuar një gol në 10 ndeshje në të gjitha garat./
Shtuar më 23/11/2020, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori