Agjenti jep lajmin e trishtë: Balotelli duhet të pensionohet nga futbolli
Mario Balotelli nuk po kalon kohë të mira te Brescia, pasi së fundmi ka pasur një konfrontim të ashpër me klubin.

Që nga mbyllja e dyerve nga sigurimi, te telefonata me drejtuesit e stërvitjet e sulmuesi italian më klubin, kanë karakterizuar këto ditë të tij.

Por, agjenti Furio Valcareggi ka thënë se Super Mario duhet të pensionohet, pasi gjërat për të nuk shkojnë mirë.

“Në këtë pikë, mendoj se Mario duhet të ndalojë së luajturi futboll”, ka thënë ai në një intervistë për TMW Radio.

Brescia nuk ia hap dyert Balotellit, sulmuesi nuk lejohet të futet në qendrën stërvitore dhe largohet me akuza ndaj klubit

Balotelli në të kaluarën ka luajtur për klube si, Manchester City, Milan, Liverpool, Nice dhe Marseille, dhe te këta të fundit kishte arritur të rikthehej paksa në formë.

Mirëpo, sulmuesi italian njihet për skandalet e tij si jashtë ashtu edhe brenda fushës, andaj agjenti ka kërkuar të pensionohet nga futbolli.
Shtuar më 10/06/2020, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori