Agjenti tha se Toure "vari këpucët në gozhdë", lojtarin bën lëvizjen e befasishme
Ish-mesfushori i Manchester Cityt dhe i Barcelonës, Yaya Toure do ta vazhdojë ende karrierën e tij në futboll.

Agjenti i futbollistit deklaroi së fundmi se 36-vjeçari është pensionuar nga ky sport, por kjo është hedhur poshtë dhe siç duket afrikani do ta vazhdojë karrierën e tij në Kinë.

Ai është lidhur me një transferim te klubi Qingdao Huanghai, raporton "The Sun".

Toure është pa klub që prej se e ndërpreu kontratën me Olympiacosin në dhjetor të vitit të kaluar.
Shtuar më 16/05/2019, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori