Agnelli e thotë hapur: Juve dua titullin e dhjetë radhazi, na presin sfida të reja
Juve u nderua nga Posta Italiane me një “vulë” për titullin e sezonit 2019-2020, i nëntë me radhë në Serie A. Bardhezinjtë kanë qenë zotër të kampionatit italian që nga sezoni 2011-2012, kur Antonio Conte drejtonte në stol dhe Andrea Pirlo diktonte kohën në mesfushë.

“Maestro” ka shkuar nga fusha në stol tashmë, te “Zonja e Vjetër”.

Atij iu besua detyra për të udhëhequr Juven drejt suksesit në Europë dhe në Itali, ku bardhezinjtë ndjekin një “yll” të veçantë, atë të triumfit të dhjetë radhazi në kampionat.

Ndërkohë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka lëshuar një pullë të zakonshme, që i përket serisë tematike “Sport”, me vlerë 1.10 euro, kushtuar bardhezinjve, për të festuar titullin e kampionit italian 2019-2020, e nënta radhazi për ta.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, donte të nisë një mesazh me këtë rast: “Rishkrimi i historisë dhe kapërcimi i vetvetes është bërë një zakon i këndshëm i nëntë viteve radhazi për të gjithë ata që mbajnë flamurin e Juventusit në zemrat e tyre. Ndërsa ndërrojnë interpretuesit, duke filluar me drejtuesin teknik, Maurizio Sarri, Juve ka treguar se ka një ADN unike, në të cilën shpirti luftarak është i dyti, pas dëshirës për të fituar, që varet nga ky klub”.

Duke iu rikthyer fitores së kampionatit të fundit, Agnelli komenton: “Erdhi në fund të një sezoni shumë të veçantë, të shënjuar nga një epidemi e tmerrshme, që ka tronditur botën, duke na goditur të gjithëve në një mënyrë të rëndë dhe të papritur.

Pandemia vazhdoi në verë dhe i detyroi kampionët tanë për një përpjekje shtesë, që të ruajnë hegjemoninë në kampionatin italian”. Agnelli më pas nënvizoi rekordet e Ronaldos dhe Buffon, para se të projektohet tashmë drejt qëllimeve të ardhshme: “Na presin sfida të reja, të cilat me siguri do t’i arrijmë falë pasionit dhe vendosmërisë që vendosim në punën tonë të përditshme. Të tregojmë edhe një herë se çfarë do të thotë të jesh me Juven. Të tregojmë edhe një herë se jemi më të fortët”.
Shtuar më 17/11/2020, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori