Agnelli kërkon që merkato e verës të shtyhet, jep edhe arsyet
Asociacioni i Klubit Europian i dërgoi një letër skuadrave evropiane duke i treguar rëndësinë se për çfarë arsye afati i transferimeve duhet të shtyhet këtë verë.

Presidenti i këtij asociacioni dhe njëkohësisht president i Juventus, Andrea Agnelli, deklaroi se afati i transferimeve duhet të shtyhet këtë verë për shkak që ligat e futbollit në Evropë ti përfundojnë me rregull të gjitha ndeshjet e programuara.

Siç deklaroi Agnelli, modeli i biznesit të shumë skuadrave do të varet shumë nga merkatoja që do të realizojnë gjatë kësaj vere.

‘Klubet duhet të kenë mundësinë që të përdorin tregun e transferimeve, jo vetëm për të përforcuar skuadrat e tyre por edhe për të bërë para nga marrëveshjet që ata do ti kryejnë’- deklaroi në fund Agnelli.
Shtuar më 09/04/2020, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori