Agnelli në të njëjtin pozicion më Zhang, ja çfarë deklaron numri një i Juventusit
Presidenti i Juventusit, Andrea Angelli flet për të tashmen dhe të ardhmen e futbollit. Në një deklaratë të dhënë për “Business of Football Summit”, ai ka analizuar situatën në Itali.

“Coronavirus në Itali do të ketë një impakt negativ edhe në ekonominë e vendit. Çdo sipërmarrje në çdo vend do të goditet nga një rënie të ardhurash dhe aktiviteti. Prioriteti është shëndeti publik, objektivi është që të ndalojë përhapja e virusit.

Ne punojmë duke menduar se çfarë do të dojë konsumatori: jo vetëm sot, por pas 10-15 vitesh. Champions League? Roma nuk është në Champions këtë vit, por në sezonet paraardhëse ka dhënë kontribut të madh për renditjen UEFA të Italisë. Por, duke pasur vendin e sigurt në këtë kompeticion, do të mbroheshin investimet e klubit.

Biodroga - Men Anti-Age
Zhang? E respektoj shumë. Kemi ngrënë dark së bashku para disa javësh dhe ndajmë të njëjtin mendim për situatën e coronavirusit”, deklaroi Agnelli.
Shtuar më 05/03/2020, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori