Agolli flet për përplasjen e mundshme me Kukësin në Champions
Shorti i Champions Leagues vuri përballë Kukësin me Valtën e Maltës, ku favoritë shikohet ekipi shqiptar. Nëse verilindorët do të arrijnë të kalojnë këtë fazë do të përplasen në fazën e dytë me fituesin e çifit, Olmpia Ljubljana-Karabak.

Nëse kalon Karabak atëherë do të ishte një rikthim për futbollistin e kombëtares Ansi Agolli për të luajtur në Shqipëri.

I pyetur nga “Klan TV” për shortin ai shprehet se: “E pamë shortin dhe mund të them se është një ndeshje e vështirë. Olimpia Ljubljana është një ekip me kualitet dhe futbolli në Slloveni është rritur shumë. Nuk mund të kalojmë në turin e dytë, pa kaluar fillimisht turin e parë ku do të luajmë me një skuadër kampione.

Sa i përket ndeshjes me Kukësin, mund të them se është e veçantë për mua, pasi do të jetë hera e parë që do të luaj kundër një ekipi shqiptar në Kupat e Europës”, u shpreh Agolli. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori