Agolli: Luajmë për fitore kundër Francës
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli në konferencën për shtyp që u zhvillua para ndeshjes së nesërme ka thënë se ata do të luajnë për fitore kundër Francës.

Ai po ashtu pranoi se do të jetë e vështirë, por theksoi ata luajnë vetëm për fitore.

“Çdo skuadër kur hyn në fushë, hyn për të fituar. Besoj se shanset janë, por Franca është një skuadër e fortë, vendëse dhe pretendente për titull. Nëse nuk do të vinim për fitore, atëherë do të qëndronim në shtëpi, të shikonim ndeshjen nga televizioni”, u shpreh Agolli gjatë konferencës për media.

Ndërkohë, foli edhe për mungesën e Lorik Canës, ku tha se do të dëshironte të ishte i gatshëm për këtë ndeshje.

“Do të doja që të luante Loriku, por ne kemi ardhur 23 futbollist në Francë dhe trajneri do të bëjë zgjedhjen e duhur”. /Albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori