Agolli nuk njeh plakje, zgjidhet në formacionin e javës në Azerbajxhan
Ansi Agolli luajti ndeshjen e tij të 10-të në këtë sezon në Premier Ligën e Azerbajxhanin, në barazimin 1-1 në fushën e Sabah Baku në javën e 18-të të kampionatit, duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht nga mediet dhe specialistët vendës, që me të drejtë e përfshinë në formacionin më të mirë të javës.

Agolli, vetëm pak kohë më parë, mohoi zërat se do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit dhe me nivelin që po shfaq në fushën e blertë duket se ke ende për të dhënë.



Shtuar më 27/02/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori