Agolli sqaron mënyrën e festimit të golit
Pëlqej
Ansi Agolli në një konferencë për shtyp ka thënë se Shqipëria duhet të bëjë atë që di të bëjë më mirë sa i përket duelit me Maqedoninë. Kapiteni i Shqipërisë ka deklaruar gjithashtu se gëzon shëndet të plotë dhe se nuk dëshironte të bënte polemika me askënd pas golit kundër Lihtenshtejnit.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë si gjithë të tjerat. Ne jemi gati për këtë duel – deklaroi Agolli në konferencë – natyrisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por gjithsesi ne kemi objektivat tona. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në këtë ndeshje? Unë mendoj se duhet të bëjë atë që di më mirë: të luajë si skuadër dhe të sakrifikojë deri në fund. Pjesën tjetër ia lëmë fushës”.

Kapiteni sqaroi edhe nervozizmin pas ndeshjes ku refuzoi të prononcohej për mediat. “Nuk kam dëshirë të bëj polemikë me askënd. Ishte një zgjedhje e imja në atë moment. Nuk ishte as mungesë respekti, por thjesht ashtu e mendova. Sa i përket raportit tim me median, unë e kam treguar edhe herë të tjera me vepra se kam dalë ballazi. Kemi humbur tri ndeshje radhazi dhe unë sërish kam dal të flas. Nuk kisha për qëllim të polemizoja as te festimi pas golit. Ashtu e ndjeva, por ishte thjesht reagim i momentit, një zgjedhje e imja. Asgjë tjetër”, u shpreh mbrojtësi i majtë që nesër ka shansin të luajë ndeshjen e 71-të me përfaqësuesen kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori